Të fundit

IPKO varfërohet edhe më shumë, humb DigitAlb-in

Platforma IPKO ka larguar kanale të shumta nga shërbimi që ofron. Tashmë nga kjo platformë janë hequr shumë kanale, ndër to edhe të platformës DigitAlb.

E gjithë kjo ka ndodhur pa asnjë paralajmërim për klientët, ani pse kanë kontratë të tilla me ta për shërbimet që i ofrojnë.

Largimi i shumë prej kanaleve të larguar ka ndodhur në ditën e fundit të prillit, në natën e 30 prillit.

Kanalet DigitAlb tashmë kanë kaluar në një platformë tjetër televizive. IPKO në listën e saj tani ka marrë kanalet Tring e për një gjë të tillë ka njoftuar edhe në faqen e tyre në Facebook por jo edhe për largimin e kanaleve të deritanishme.

Kjo nuk është hera e parë që kompania IPKO bënë veprime të tilla, një vit më parë ka hequr nga lista shumë nga kanalet kosovare.

Që nga mesi i 2021-s, IPKO ka ndërprerë bashkëpunimin edhe me disa kanale të tjera televizive në vend. Dhjetëra ankesa u dërguan këtë vit kundër kompanisë në Inspektoratin e Tregut për shkak të ndërprerjes së transmetimit të këtyre kanaleve.

Por pavarësisht prej ankesave, IPKO ka shënuar fitime në të ardhura. Sipas një raporti financiar të Telekomit të Sllovenisë, që ka në pronësi 100 për qind të aksioneve të IPKO-s, kompania përfundoi nëntë muajt e parë të vitit 2021 me 53.8 milionë euro të hyra. Këto shifra shënojnë një rritje prej 30 për qind nga viti i kaluar, sipas rezultateve financiare të publikuara nga Telekomi i Sllovenisë.

Të gjithë treguesit kryesorë të biznesit kanë shënuar rritje, duke i mundësuar IPKO-s të mbyllë periudhën në të zezë me një fitim neto prej 10 milionë euro. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci