Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka publikuar disa fotografi në InstaStory duke rikujtuar kështu se kanë kaluar nëntë vite prej ardhjes së saj në Kosovë për të xhiruar videoklipin e këngës ”Shine ya light”, përcjell Paparaci.
Kënga është realizuar në vitin 2012, dhe ia dedikoi shtetit të Kosovës.
Rita Ora publikoi disa pamje të këtij videoklipi në llogarinë e saj në Instagram ku ndër të tjera theksoi se ndjehet e lumtur që e ka xhiruar videoklipin e kësaj këngë në Kosovë.
“Gëzuar ditëlindjen ‘Shine Ya Light”. E lumtur ta xhiroja këtë video në Kosovë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.
Ndër të tjera, vlen të përmendet që bukuroshja nga Kosova nuk ka hezituar asnjëherë që para botës të flas për rrënjët e saj dhe se sa krenare është për faktin e të qenurit shqiptare.

