Të fundit

Kurti viziton BIK-un pas dy vjetësh: Pandemia na e pamundësoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, nga ku tha shprehu kënaqësi që u rikthye pas dy vjetësh pasi pandemia e COVID-19 i pamundësoi vizitat.

“Urime Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit tonë dhe më gjerë. Ishte kënaqësi që takova myftiun Tërnava pas dy vjetëve në selinë e BIK-ut meqenëse për shkak të pandemisë ishte e pamundur vizita në festat e mëhershme. Me lutjet më të mira që të pranohet agjërimi e sakrifica, dëshiroj për të gjithë njerëzit të kenë paqe, gëzim, mirëqenie e lumturi”.

“Falënderoj BIK-un dhe myftiun Tërnava për kontributin dhe rolin e jashtëzakonshëm që kanë pasur për shoqërinë e për popullin, shtetin e kombin. E falënderoi Tërnavën që nëpërmjet BIK-ut po ndihmon shumë që të shpërndahen pakot për qytetarët e vendit tonë”, tha Kurti./kk

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci