Të fundit

Kështu do të zhvillohet takimi i kancelarit gjerman me Lajçak dhe Kurtin

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, të mërkurën më 4 maj do ta presë në Berlin edhe emisarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ditë kjo kur do t’i takojë në termine të ndara, fillimisht kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti e më pas edhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Lidhur me këto takime në Berlin zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano, në një përgjigje për Express të hënën ka konfirmuar se pas takimit me Scholz, Lajçak do t’i takojë në një takim informal bashkë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kancelari gjerman Scholz ftoi presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për vizita të veçanta dypalëshe në Berlin më 4 maj. Me ftesë të kancelarit Scholz, Emisari Lajcak do të udhëtojë gjithashtu në Berlin për t’u takuar me kancelarin dhe më pas për të zhvilluar një takim informal të veçantë me të dy, presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Takimi, siç thonë nga BE-ja, “synon ta mbështesë Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”.

Qeveria gjermane paraprakisht ka treguar arsyet e takimit të Szholz me Kurtin dhe Vuçiqin.

“Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për ta mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE. Për të mbështetur këtë dialog të Brukselit, kancelari ka ftuar në Berlin Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, tha të premten për Express një zëdhënës i Qeverisë gjermane./GazetaExpress

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci