Të fundit

Putin vuan nga demenca, thotë ish-agjenti i KGB-së

Një ish-agjent i KGB-së që ka dezertuar për Perëndimin, thotë se rrethi i ngushtë i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin nuk ka informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Boris Krapiçkov në një intervistë për ‘The Sun’, shprehet se Putin është bërë paranojak.

Sipas tij, ai dyshon tek çdo kush, përfshirë shërbimin e sigurisë dhe personat e afërt.

Për të ruajtur imazhin e një personi të fortë, Karpiçkov thotë se Putin po mban të fshehtë dhe vështirësitë e tij shëndetësore.

“Ai është aq dyshues dhe i fiksuar pas ideve paranojake sa që mund të krahasohet me Stalinin”, shton ish-agjenti.

“Nuk jam doktor por ka shumë shqetësime serioze se Putini vuan nga disa sëmundje që mund të vijnë nga dëmtimet sportive kur ka qenë i ri”, thotë ai.

Sipas Karpçov, presidenti rus është i njohur në rrethin e tij të ngushtë për vëmendjen që u kushton detajeve dhe aftësinë për të kujtuar fytyrat dhe bisedat.

Në vitet e fundit të jetës, Stalini arriti deri aty sa që burgosi dhe një prej doktorëve të tij.

Putin gjithashtu ka nisur të marrë në pyetje dhe doktorët.

Kremlini deri tani i ka mohuar pretendimet për gjendjen shëndetësore të Putinit.

Sekretari për mediat, këmbëngul se ndodhet në gjendje “të shkëlqyer”. /euronews

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci