Avokati Asdren Hoxha ka dhënë një version për plagosjen e dy të rinjëve të shtunën në afërsi të Liqenit të Badovcit në fshatin Mramor të Prishtinës.
Ai në cilësinë e avokatit të njërit prej të pagosurve ka thënë se zyrtari policor ka qenë i dehur dhe i ka qëlluar pas shpine dy të rinjtë.
Hoxha ka shkruar se polici ka qenë në një ndejë bashkë me serbë të tjerë.
“Në një ngjarje ku një polic i Kosovës jo ne detyre por në ndejë private gjithnjë i shoqëruar me një grup serbësh e serbe me gjasë reale në gjendje të alkoholizuar ku sipas ligjit për olicinë e Kosovës, nuk ka guxuar në gjendje të alokoholizuar ta ketë armën) i ofrohet djemve shqiptar, për të tregu trimëri para vajzave edhe për të i largu djemtë me fyerje edhe paraqitje të fortit për pa u prezantuar si polic aq më pak në rrethana të tilla, nuk është dukur si i tillë. Polici më pas ka shtënë në drejtim të djemve shqiptar duke i plagosur ëe dytë. Vlen të ceket se plagët i kanë marr me shpinë, pra mbrapa gjë që ngërthen në vete se në asnjë mënyrë, nuk mund të kualifikohet vepra penale të cilën e ka kryer ai si mbrojtje e nevojshme nga se edhe nëse ka ekzistu sulmi e që nuk ka ekzistu kursesi. I njëjti ka pushu edhe djemtë janë plagosur kur policit nuk i është kanos asnjë sulm.”, ka shkruar Hoxha.
Mirëpo, ndryshe nga avokati, Policia e Kosovës sot ka dhënë një version tjetër për këtë ngjarje, raporton Paparaci.
Sipas Policisë dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke i plagosur dy të dyshuarit.
Në raport thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa në fshatin Mramor është gjetur motoçikleta e të dyshuarve dhe arma e tipit Zoraki pa fishekë.
“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull (zyrtar policor). Po ashtu me të shtëna armësh i është kundër përgjigjur edhe zyrtari policor ku si pasojë dy të dyshuarit janë plagosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa në fshatin Mramor është gjetur motoçikleta e të dyshuarve dhe arma e tipit Zoraki pa fishekë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Policia jep detaje për plagosjen e 1 Majit në Mramor të Prishtinës
