Të fundit

Kancelari gjerman deklarohet pas takimit me Kurtin

 

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të hynë në Bashkimin Evropian.

Ai tha se është i gëzuar për reformat që ka nisur Qeveria Kurti.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, këtu bën pjesë edhe Kosova. Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të hynë në BE. Kryeministri Kurti më njoftoi për kursin e reformave që ka nisur ai. Rëndësi të madhe ka luftimi i korrupsionit që Qeveria e Kosovës i ka nisur. Jemi të gatshëm ta mbështesim Kosovën. Rëndësi ka kthesa energjetike dhe mbrojtja e klimës. Kosova ka punë para vetes. Jam i gëzuar për angazhimin e dy qeverive tona. Kthim i rëndësishëm duhet të bëhet edhe për liberalizimin e vizave”.

Në procesin e Berlinit, Gjermania ka vite që angazhohet për këtë pikë. Projekti aktual më i rëndësishëm është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal. Gëzohem që do t’i vazhdojmë temat në një vizitë në Prishtinës”, tha ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci