Të fundit

Procesi i Berlinit, Kurti e Scholz me mendime të njëjta

 

Kryeministri Albin Kurti dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kanë folur lidhur me Procesin e Berlinit.

Të njëjtit u deklaruan në një konferencë të përbashkët se e mbështesin këtë iniciativë dhe presin që të thellohet bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Scholz tha se Procesi i Berlinit vlerësohet shumë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Procesi i Berlinit vlerësohet shume nga shtetet e Ballkanit. Prandaj, ne po përgatitemi që ta bëjmë në gjysmë të vitit. Unë do të shkojë së shpejti në Rajon. Pjesërisht kam takuar liderë këtu. Do të kemi një bazë të mirë që bashkëpunimi të fillojë. Ne kemi një interes që unë ta bëj këtë dhe unë ta do të bëj”, tha kancelari gjerman.

Ndërkohë, Kurti tha se Bashkimi Evropian “është fati ynë” dhe se të gjitha nismat rajonale i mbështesim, por jo ato paralele që dëshirojnë ta hapin Ballkanin nga lindja.

“Për neve Evropa është kontinenti ynë dhe BE është fati ynë. Të gjitha nismat rajonale i mbështesim. Të gjitha iniciativat paralele që dëshirojnë ta hapin Ballkanin nga lindja ne nuk i mirëpresim. Kosova dhe Ballkani janë të hapura për BE dhe NATO, për Gjermaninë dhe kjo është më se e mjaftueshme”, theksoi Kurti.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci