Presidenti rus Vladimir Putin “tashmë ka dështuar” në qëllimet e tij fillestare të luftës, sipas ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA, gjeneral Herbert McMaster, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
“Të gjitha supozimet e Putinit mbi pushtimin e tij dolën të rreme”, tha ai për Sky News, duke treguar dështimin për të marrë qytetet e Kievit dhe Odessa.
Edhe pse ka një mundësi që Putini mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës deri në Ditën e Fitores më 9 maj, gjenerali McMaster tha se Rusia ka probleme që nuk mund të zgjidhen brenda disa javësh.
Sa i përket ofensivës së fundit të Rusisë në Ukrainën lindore, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare tha se nuk beson se as ajo do të përmbushë objektivat e saj.
Ai tha se ofensiva ka të ngjarë të dështojë dhe ukrainasit do të nisin një kundërofensivë.
Forcat ruse deri më tani nuk kanë arritur të marrin asnjë qytet të madh, pavarësisht se disa ekspertë fillimisht besonin se Ukraina do të binte brenda pak ditësh.
