Ushtria ukrainase ka publikuar një video që shfaq hyrjen e ushtarëve të saj në një fshat të çliruar pranë qytetit Izium, i cili ishte pushtuar nga forcat ruse.
Siç shihet në videon e publikuar në faqen e Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjatë granatimeve ruse, siç thonë ata, është shkatërruar e gjithë infrastruktura në fshat.
Ajo që është më shumë tronditëse është se, sipas ushtarëve ukrainas, rusët nuk kanë kursyer asnjë kafshë shtëpiake dhe i kanë shkatërruar shtëpitë dhe shkollat.
Në video nuk shihen viktima në njerëz.
https://twitter.com/UkrArmyBlog/status/1522423333383557125
