Të fundit

Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës dhe ajo e FSK-së me koncert të përbashkët

Mbrëmë në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë u mbajt një koncert i veçantë. U bënë bashkë Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës dhe Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa dhanë një program artistik me vepra të literaturës botërore të shkuar për orkestër frymore.
Në drejtimin e tre dirigjentëve – Baki Jashari, Lirjona Sylejmani dhe Hajrullah Syla në program u interpretuan vepra nga kompozitorë si Franck Erickson, Jan van der Roost, Samuel R. Hazo, Jacob de Haan dhe Klaus Badelt.
Koncertin nga afër e ndoqi edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe këshilltari i tij Liburn Jupolli.
Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës është formuar në vitin 2003 në kuadër të ish-Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Pas transformimit në FSK, Orkestra Frymore fillojë të veprojë në Togun ceremonial të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) me kapacitete të plota profesionale me gjithsej 36 muzikantë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci