Të fundit

KFOR-i, edhe dy javë në Jarinjë dhe Bërnjak

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë të shtunën se ka nisur të marrë hapa drejt zbatimit të marrëveshjes së arritur së fundmi në mes të Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Në një komunikatë për media, KFOR-i ka thënë se pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, ky mision ka shtuar patrullimet në zonat kufitare të bllokuara, si dhe ka angazhuar pjesëtarë të tij në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

“Nga kjo fundjavë e deri në dy javët e ardhshme, KFOR-i do të të jetë prezent në këtë zonë, në përputhje me marrëveshjen e arritur dhe me mandatin që ka”, është thënë në komunikatën për media.

Për më shumë se 12 ditë, serbët lokalë kanë bllokuar këto dy pika kufitare, si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës që të zbatojë masë reciprociteti në targat e veturave të regjistruara në Serbi.

Mirëpo përmes një marrëveshjeje të arritur më 30 shtator, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur marrëveshje për zhbllokim të pikave kufitare dhe zgjidhje të përkohshme për targat e makinave.

Ekipet e Radios Evropa e Lirë në të dyja këto pika, kanë raportuar më 2 tetor se serbët lokalë, të cilët kanë bllokuar rrugën tash e sa ditë, kanë ndezur kamionët e tyre dhe pritet të largohen nga këto hapësira.

Deri në orën 08:00, njëra korsi e rrugës në Jarinjë është liruar nga protestuesit. Ata kanë nisur t’i mbledhin gjësendet e tyre dhe pritet të largohen bashkë me kamionët.

Edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është gati për t’u larguar.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci