Të fundit

Këtu mund të aplikojnë për 100 eurot studentët që s’janë shtetas të Kosovës

Ministria e Financave ka njoftuar se është hapur formulari për subvencionimin e studentëve me 100  euro.

Në njoftim bëhet e ditur se aplikimi është hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregullt të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë.

Ndërkohë që janë publikuar dy linqe, për studentët që janë shtetas të Kosovës dhe ata që nuk janë.

Aplikimi për studentë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358

Aplikimi për studentë të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Public/360

Tutje bëhet e ditur se aplikimi do të jetë i hapur nga data 7 maj 2022 deri më 3 qershor 2022.

“Vëmendje: Studentët të cilët janë të punësuar dhe kanë aplikuar/ përfituar si punëtorë të sektorit privat/ publik nuk mund të përfitojnë sërish nga mbështetja”, përfundon njoftimi.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci