Të fundit

Drejtori i ujësjellësit në Laç arrestohet nën dyshimet për grabitje në shtëpinë e Benzemas

Policia e Interpolit ka arrestuar sot Alfred Prodani, drejtor i ujësjellësit në Laç, i cili akuzohet se ka kryer grabitje në shtëpinë e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Grabitja dyshohet të jetë kryer nga Prodani më 27 shkurt të vitit 2019, derisa po zhvillohej ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha ka marrë një mesazh nga një ndjekës i tij, i cili e ka rrëfyer ngjarjen e Prodanit.

“Një pyetje nga qytetari i Laçit për Edvinin: Ku janë dy narkodrejtorë që janë zhdukur?!”, shkruan Berisha, duke vijuar me publikimin e denoncimit: “Përshëndetje z. Berisha, jam një qytetar nga Laçi. Ma pyet pak Kryeministrin ku ndodhen dy drejtorët, njëri prej të cilëve i Ujësjellësit, apo janë në burg në Spanjë, ku akuzohen për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit të Real Madridit, Benzema. Qyteti i Laçit është pa dy drejtorë”.

Mediat spanjolle lidhur me ngjarjen nuk kanë publikuar detaje, por dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë shtetas nga Shqipëria.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci