Të fundit

Biden “takon” sot Zelenskyn dhe liderët e G7, “zbërthehet” se çfarë do të diskutohet

Ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për t’i bërë presion liderit rus vazhdojnë, liderët e G7, duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe Zelensky të Ukrainës , do të diskutojnë sot përmes videokonferencës mbështetjen perëndimore për Kievin.

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të jetë mikpritësi i thirrjes dhe Zelensky “do të marrë pjesë dhe do të raportojë për situatën aktuale”, tha zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann.

Pritet të diskutohen sanksione të mëtejshme ose të paktën një shtrëngim i ndëshkimeve ekonomike të shkaktuara tashmë ndaj Rusisë.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të takohen gjithashtu sot në Bruksel për të diskutuar raundin e tyre të gjashtë të sanksioneve ekonomike kundër Moskës, i cili këtë herë duhet të përfshijë një ndalim në faza të importeve të naftës ruse./abcnews.al/

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci