Të fundit

Kurti uron qytetarët për Ditën e Evropës

Në Ditën e Evropës, kryeministri Albin Kurti tha se sot “kujtojmë deklaratën e ministrit të jashtëm francez Robert Schuman”.

Shefi i qeverisë shtoi se “Kujtojmë idetë dhe idealet e themeluesve të Bashkimit Evropian të cilët pas shkatërrimit që sollën dy luftëra botërore e kuptuan që paqja për të qenë e qëndrueshme, duhet të jetë e lidhur me drejtësinë, barazinë, bashkëpunimin dhe mundësinë për një jetë më të mirë; se integrimi e ndërvarësia sjellin më shumë fitime dhe mundësi sesa rivaliteti e kundërvëniet”.

Në një postim në Facebook, kreu i Vetëvendosjes shkroi se Bashkimi Evropian është projekt dhe proces për Evropën dhe gjithë qytetarët e saj që besojnë në vlerat e lirisë dhe demokracisë, drejtësisë dhe barazisë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Ai tha se këto vlera sot po mbrohen në Ukrainë.

“Atje, përballë një agresori e pushtuesi despotik, po mbrohet ideja e një Evropë të lirë dhe të bashkuar. Pikërisht në këtë ditë duhet të zotohemi për të mbrojtur e përshpejtuar projektin e Bashkimit Evropian duke integruar Kosovën, gjithë Ballkanin Perëndimor dhe gjitha shtetet evropiane paqedashëse të cilat përqafojnë vlerat tona të përbashkëta, duke përfshirë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë”.

Madje, Kurti deklaroi se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

“Ne besojmë në demokraci që lufton autokratët, në sundim të ligjit që lufton korrupsionin dhe në ekonomi të zhvilluar që rrit mirëqenien për të gjithë”, vijoi Kurti në Facebook.

“Me qeverisjen tonë po dëshmojmë se për Kosovën Bashkimi Evropian fillon në shtëpi duke jetësuar ndryshimet të cilat transformojnë vendin tonë dhe përshpejtojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Urime të gjithë qytetarëve 9 Maji – Dita e Evropës!”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci