Të fundit

Zelenksy: Do ketë 2 ditë fitoreje në Ukrainë

“Ne fituam atëherë, do të fitojmë tani. Gëzuar Ditën e Fitores mbi Nazizmin”, përfundoi mesazhi i Presidentit ukrainas.

Në fjalimin e tij në sheshin e Kuq, Putin tha se Rusia duhet të sigurojë se “tmerri i një lufte globale mos të përsëritet më kurrë”. Putin gjithashtu iu referua vendeve të NATO-s, duke thënë se Rusia ishte përpjekur “më kot” të bënte kompromis për çështjet e sigurisë.

“Vendet e NATO-s nuk donin të na dëgjonin, kjo do të thotë se në realitet ata kishin plane krejt të ndryshme,” theksoi ai.

Ai e akuzoi NATO-n, se po përgatitej për një operacion në rajonin Donbas të Ukrainës dhe të Krimesë, duke theksuar kërcënimin në kufijtë e Rusisë. Lufta kundër Ukrainës ishte një “goditje parandaluese kundër agresorit”, tha ai.

Ai e mbylli fjalimin me fjalët: “Lavdi forcave tona të armatosura, për Rusinë, për fitoren!”

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci