Të fundit

Rama negocion me “Sunny Hill”-in që t’i japë tokën e komunës për 99 vjet

Komuna e Prishtinës ka negociuar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Sunny Hill shpk” ku parasheh dhënien e parcelës për afër dy hektarë në shfrytëzim nga kjo kompani për 99 vjet.

Sipas marrëveshjes kompania “Sunny Hill” ka të drejtë të shfrytëzoje tokën edhe organizime tjera, përveç festivalit të njohur Sunny Hill.

Ndërkohë, që sipas draft marrëveshjes vetë komuna këtë tokë ka të drejtë ta shfrytëzojë 60 ditë brenda vitit.

Kurse, në një njërën nga pikat theksohet se komuna e Prishtinës mund të fitojë vetëm 30% të hyra nga aktivitetet që i organizon në këtë hapësirë.

Kjo pikë do të hidhet në votim sot në Kuvendin Komunal, teksa opozita ka deklaruar se do ta kundërshtojë.

Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, subjekti më i madh brenda Asamblesë së Prishtinës do ta mbështet propozimin vetëm kur të plotësohet dokumentacioni i plotë.

“Jemi për me kalu pika e rendit të ditës për festivalin ‘Sunny Hill’ mirëpo kërkojmë që të kompletohet dokumentacioni në plotni”, tha ai.

Kalon propozimi i kryetarit Rama për festivalin “Sunny Hill”

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci