Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në ambientet e institucionit ku punon të martën në mesditë.
Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla ka thënë se profesoresha Latifi-Pupovci ka marr lëndime në fytyrë, dhe e cila aktualisht gjendet në emergjencë.
Ai për Paparacin ka thënë se janë në pritje të rezultateve, derisa e njëjta është duke e vazhduar trajtimin.
“Po, e kemi marrë një paciente me traumë dhe ka lëndime në fytyrë. Aktualisht, po trajtohet dhe jemi në pritje të rezultateve”, ka thënë drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.
