Të fundit

Luana Bajrami me “Luaneshat e Kodrës” triumfon në festivalin prestigjoz të Londrës

Luana Bajrami, regjisorja e filmit të metrazhit të gjatë “Luaneshat e Kodrës”, ka fituar çmimin “Regjisorja më e Mirë” në “Raindance Fest” të Londrës.

“Raindance”, në të cilin triumfoi Bajrami, është festivali më i madh i pavarur i filmit në Britaninë e Madhe, raporton Paparaci.

“Luaneshat e Kodrës”, është një film që portretizon jetët e tri vajzave të reja në Kosovë.

Diku në një fshat të vogël në Kosovë, tri të reja shohin se si ëndrrat dhe ambiciet e tyre po shuhen. Ato janë në kërkim të lirisë dhe asgjë nuk mund t’i ndalojë, ka ardhur koha që  luaneshat të ulërijnë.

Kjo është tema e filmit “Luaneshat e Kodrës”, me regji të Luana Bajramt.

“Luaneshat e Kodrës”, pati premieren në festivalin e Kanës, dhe ka fituar edhe disa çmime të tjera të rëndësishme.

Në rolet kryesore janë aktorët: Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora dhe Luàna Bajrami.

Filmi “Luaneshat e Kodrës” është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin dhe bashkëproducent, Pascal Judelewicz.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci