Të fundit

Kajtazi: “Do të shkoja në Hagë në vend të Jakup Krasniqit”

Geztari Vehbi Katjazi në Debat Plus në RTV Dukagjini, e ka quajtur jo serioze zgjerimin e aktakuzës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gazetari Kajtazi, ka thënë se do të shkonte në Hagë në vend të Jakup Krasniqit, derisa ka thënë se është i zhgënjyer të ngarkohen me akuza të tilla.

“Për krimet e Jakup Krasniqit unë i marr për sipër krejt, për secilin krim e marr përsipër dhe kisha shkua në Hagë në vend të tij, dhe është absurditet me i rëndu akuzat e tilla duke i pas parasysh pozicionin që e ka pasur në luftë sepse ka qenë zëdhënës i UÇK-së. Aktakuzë është jo serioze dhe unë pres dhe vazhdoj me prit që ka me pasur drejtësi për secilin person”.

Ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e reja që i ka përfshirë në aktakuzë Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ata kërkuan përshpejtim të procesit gjyqësor dhe thanë se prej 18 muajsh janë duke u mbajtur padrejtësisht në paraburgim.

Të pafajshëm janë deklaruar të martën katër ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndaj akuzave të reja të ngritura ndaj tyre më 29 prill nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të cilët janë duke u mbajtur prej 18 muajsh në paraburgim në Hagë, u është zgjeruar aktakuza me pretendime për kryerje të krimeve të luftës edhe në Gjilan, Budakovë e Semetisht.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci