Të fundit

Gjenden trupat e 44 civilëve ukrainas në një bodrum

Trupat e 44 civilëve të pajetë ukrainas janë gjetur në rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin ukrainas Izium, derisa lufta për kontrollin e zonës është duke vazhduar.

Ndërtesa pesëkatëshe ishte shembur në mars, ndërsa banorët ishin fshehur në bodrum nga bombardimet ruse.

Kryetari i komunës Valeriy Marchenko thënë për BBC se ekipet e shpëtimit kishin shkuar shumë shpejt.

Ai ka theksuar se kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë, pasi edhe një ndërtesë tjetër, në të njëjtën rrugë, ishte shënjestër e sulmeve ajrore.

“Ne e dimë se kishte njerëz atje gjithashtu. Puna e kërkimit po vazhdon dhe mendoj se do të mësojmë më shumë për numrin e viktimave së shpejti”, tha Marchenko.

Rusia mori kontrollin e Izium më 1 prill dhe trupat e kanë pushtuar qytetin që atëherë.

Marchenko tha se kur ndërtesat u sulmuan, trupat ruse kishin marrë nën kontroll gjysmën e qytetit, shkruan BBC.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci