Të fundit

Kosova marrëveshje me BERZH-in, 6 milionë euro për energji efiçiente në Prizren

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje në vlerë 6 milionë e 315 mijë euro me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me synim për investime në efiçiencën e energjisë së ndërtesave publike në Prizren.

20 për qind e shumës është grant.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pas nënshkrimit të marrëveshjes ka vlerësuar bashkëpunimin me BERZH-in si partner i rëndësishëm për avancimin e tranzicionit energjetik në Kosovë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Zëvendëspresidenti i BERZH-it, Alain Pilloux, u shpreh “se për një shtet i cili deri vonë nuk mund ta imagjinonte të ardhmen e energjisë pa linjit, progresi i Kosovës nuk mund të ishte më i madh se kaq”.

Projekti i cili financohet nga kjo marrëveshje parasheh implementimin e masave të efiçiencës në 100 objekte komunale, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor parësor. Masat e propozuara për efiçiencë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dritareve dhe dyerve me efiçiencë të energjisë, sipas njoftimit nga Ministria e Financave.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci