Në shtator të këtij viti, Apple do të lansojë serinë e radhës të telefonave – iPhone 14.
Seria e re do të përbëhet nga dy iPhone që do të funksionojnë me procesorët e vitit të kaluar, si dhe nga dy modele “Pro” që do të ofrojnë sistemet më të mira që ka Apple.
Dy vjet më parë, Apple prezantoi variantin e parë “mini” të përfshirë brenda serive iPhone 12 dhe iPhone 13. Megjithatë, shitjet ishin shumë më pakta se parashikimet e kompanisë, kështu që versioni “mini” do të zëvendësohet me “max” këtë vit.
Katër modele të serisë së këtij viti janë: iPhone 14, iPhone 14 Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.
Një tjetër ndryshim do të jetë çmimi i iPhone të ri. Në fakt, këtu vjen lajmi i keq.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, çmimi i modeleve të këtij viti do të jetë 100 dollarë më i shtrenjtë në krahasim me modelet e reja të viteve të kaluara dhe për këtë kanë ndikuar shumë faktorë.
Burime pranë kompanisë thonë se çmimi i modelit të ri iPhone 14 Max do të jetë 899 dollarë amerikanë.
Këto vlerësime duhen marrë patjetër me rezervë, duke qenë se kanë mbetur edhe disa muaj deri në prezantimin zyrtar të pajisjes.
