Të fundit

Ministrja Gërvalla deklarohet para darkës së Borrellit me liderët e Ballkanit

Kryediplomatja Donika Gërvalla është duke qëndruar në Bruksel për një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, raporton Paparaci.

Ajo para fillimit të kësaj darke, tha se “do të bisedojmë shtruar për mundësitë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Kemi ardhur sot nga Kosova për të marrë pjesë në darkën e organizuar nga zotëri Borrell. Në këtë darkë presim të bisedojmë shtruar dhe bisedojmë gjerë e gjatë rreth mundësive për një integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në strukturat e BE-së. Mendoj se kjo duhet të jetë në vijat e trasha e jo për çka do të takohemi sonte”, u shpreh ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme u shpreh se zv/kryeministri Besnik Bislimi do të vijë të premten në Bruksel për të arritur një marrëveshje me palën serbe.

“Zëvendëskryeministri Bislimi do të vijë këtu për të arritur një marrëveshje sepse dialogu asaj duhet t’i shërbejë. Të premten ai do të jetë këtu dhe të shohim çfarë rezultate presim. Delegacioni kosovar është i gatshëm të sjellë rezultate në këtë proces të dialogut”, theksoi ajo.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci