Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka komentuar takimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, me përfaqësuesin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimir, Gabriel Escobar.
Ai në Facebook ka shkruar se për Haradinajn njohja nga Serbia nuk është në qendër, por në fund.
“Amerika: Njohja reciproke në qendër të marrëveshjes. Albin Kurti: Njohja reciproke në qendër të marrëveshjes. Haradinaj: Jo në qendër, por në fund. Ja si kanë negociuar deri tani”, shkruan ai.
Kujtojmë. se kreu i AAK-së Ramush Haradimaj dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Që të dy kanë agjenda të ndryshme.
