Tajlanda do të japë një milion bimë kanabisi falas për familjet rreth vendit në qershor për të shënuar ligjin e ri që u lejon njerëzve të rrisin kanabis në shtëpi, raportoi CNN të enjten.
Ligji i ri që hyn në fuqi më 9 qershor do t’i lejojë qytetarëve të mbajnë bimë kanabisi në shtëpi pasi të njoftojnë autoritetet lokale, por bimët duhet të përdoren ekskluzivisht për qëllime mjekësore. Kanabisi nuk do të mund të përdoret për qëllim të fitimit nga shitja.
Tajlanda është bërë shteti i parë në juglindje të Afrikës që legalizoi kanabisin për kërkime mjekësore dhe përdorim.
Kitty Chopaka, ndërmarrëse që merret me kanabisin për shumë sfera, ka thënë se ligji synon ta hapë një rrugë që njerëzit ta përdorin bimën për mjekësi.
“Do të konsiderohet krim nëse nuk ke përshkrim ligjor dhe duhet të jesh pacient që kjo të funksionojë. Vetëm atëherë mund të rrisësh kanabis në shtëpi dhe ta përdorësh si të duash”, tha ajo.
Ajo shtoi se edhe pse përdorimi për kënaqësi mbetet ilegal, “ai do të vazhdojë të ndodhë dhe nuk ka mënyrë që qeveria ta ndalojë këtë”.
