Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në vizitë zyrtare në Lituani ku është pritur nga presidenti i këtij shteti.
Ajo në fjalën e saj para mediave e falënderoi presidentin lituanes për pritjen dhe për partneritetin ndërmjet dy vendeve.
Presidentja Osmani e falënderoi presidentin lituanes për mbështetjen ndaj shtetit të Kosovës dhe për rrugën që do të njekë shteti në integrimin në aleancat euroatlantike.
Ajo tha se në takim u diskutua edhe për aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
“Progresi i shtetit tuaj është një në shembull për vendet tona të vogla e për gjithë botën
“Zotëri President, sot, gjatë takimit kemi diskutuar për për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe NATO-s e BE-së dhe ju falënderoj për përkrahjen që na keni dhënë, si dhe për shtetndërtimin e Kosovës ne jemi falënderues”, ka thënë Osmani.”, ka thënë ajo.
Osmani tutje i shprehu solidaritetin e Kosovës me popullin e Lituanis, ku sipas saj Kosova e di se si është të kesh një fqinj ‘të papërshtatshëm’.
“Unë dua të shpreh solidaritetin me ju me fqinjin që keni Rusinë, ne e dimë se si është të kesh një fqinj të tillë, Serbia vazhdon të mbështes politikat e Rusisë”, u shpreh osmani
Kurse presidenti lituanes tha se mes shumë diskutimeve që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani u diskutua edhe për rrezikun që Rusia po tenton ta bart edhe në Ballkanin Perëndimorë dhe e konfirmoi mbështetjen e shtetit lituanes për Kosovën.
“Në diskutimin e sotëm folëm për rrezikimin e demokracisë nga Rusia me agresionin në Ukrainë, Gjithashtu diskutuam për rrezikun që I kanosen vendeve të Ballkanit Perëndimorë
Në takimin e sotëm u pajtuam që të vazhdojmë mbështetjen për popullin e Ukrainës, diskutuam për paqenë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimorë. Lituania e mbështet pavarësinë e Kosovës dhe forcimin e demokracisë në Kosovë”, u shpreh presidenti lituanes.
