Të fundit

Komuna e Mitrovicës punësoi pa konkurs 62 punonjës në arsim

62 punonjës në arsimin komunal të Komunës së Mitrovicës janë punësuar pa procedura rekrutimi gjatë vitit 2021, ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditorit.

Në raportin e auditimit për Komunën e Mitrovicës, Auditori Gjeneral ka vlerësuar se 62 punonjësit janë punësuar pa konkurs me kontrata të përkohshme.

“Komuna, respektivisht Departamenti Komunal i Arsimit (DKA) gjatë vitit 2021 kishte angazhuar 62 punonjës me kontrata të përkohshme pasi që konkurset për pranimin e tyre kishin dështuar. Kemi testuar (5) kontrata të tilla, të cilat ishin nënshkruar kryesisht në muajin tetor dhe nëntor 2021”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Po ashtu, Auditori i Përgjithshëm ka gjetur se këta punonjës, të punësuar gjatë vitit të fundit të qeverisjes së Agim Bahtirit në Mitrovicë më 2021, “kanë mbetur jashtë listës së pagave dhe nuk janë kompensuar për punën e kryer”.

“Obligimet financiare ndaj tyre nuk janë raportuar në PFV si obligime të pa paguara”, tha Auditori Gjeneral, raporton Paparaci.

Sipas ZKA-së, pranimi i punëtorëve pa procedura të rregullta ka ndodhur për shkak të dështimit të procedurave të rekrutimit.

Agim Bahtiri e dorëzoi detyrën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut më 1 dhjetor të vitit 2021. Që nga atëherë, komunën e udhëheq Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës.

ZKA ka testuar pesë kontrata të tilla, të cilat ishin nënshkruar kryesisht në muajin tetor dhe nëntor 2021.

“Mos-paraqitja e obligimeve për pagat e punëtorëve ka ndodhur si pasojë e mungesës së informatave nga departamenti i financave”, tha ZKA-ja.

Raportin e plotë të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Mitrovicën e Jugut, mund ta gjeni këtu.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci