Të fundit

Zbulohen pasuri e jahte të 15 oligarkëve të sanksionuar rus në Spanjë

Autoritetet spanjolle kanë zbuluar pasuri të mëdha, duke përfshirë shtëpi, biznese dhe të paktën një jaht luksoz, që u përkasin 15 oligarkëve rusë nën sanksionet evropiane.

Reuters raporton se Mariano García Fresno, kreu i njësisë kundër pastrimit të parave, tha se pas pushtimit rus të Ukrainës, oligarkët u përpoqën të transferonin aksionet në disa kompani te të afërmit dhe bashkëpunëtorët për të shmangur konfiskimin e tyre.

Pasi hetuan më shumë se një mijë emra në miliona transaksione të kryera në Spanjë që nga viti 2004, zyra e tij zbuloi se oligarkët e sanksionuar kishin aksione në të paktën dhjetë kompani spanjolle dhe tre kompani të huaja.

Ai ia përcolli të dhënat ministrisë së financave, kështu që qeveria konfirmoi në fund të muajit prill se kishte sekuestruar para nga fondacione dhe llogari bankare të lidhura me pesë persona në listën e sanksionuar, si dhe tre jahte luksoze dhe 23 prona.

Kompanitë e lidhura me oligarkët rusë zotërojnë 35 prona në Spanjë, duke përfshirë shtëpi luksoze dhe llogari dhe aksione në kompani në Spanjë dhe pjesë të tjera të Evropës.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci