Të fundit

Rusia thotë se vënia e sanksioneve nga Serbia s’është akt miqësor

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexandar Botsan Kharchenko, pret që marrëdhënia mes vendit të tij dhe Serbisë, të mbetët ashtu siç është, sipas tij e fortë, miqësore dhe strategjike.

Kharchenko në një intervistë për Radio Televizionin e Vojvodinës, nuk ka dashur të thotë se cili do të ishte reagimi i Rusisë nëse Serbia i vë sanksione për shkak të luftës në Ukrainë, por ka shtuar se kjo nuk do të mirëpritej.

“Vënia e sanksioneve, sidomos e këtij dimensioni, nuk do të ishte një akt miqësor”, ka thënë Kharchenko, përcjell N1 të enjten mbrëma.

Mbi Serbinë dita-ditës po rritet presioni për t’u rreshtuar me Perëndimin kundër luftës së nisur nga Rusia dhe t’i vë këtij shteti sanksione. Deri më tash, Serbia ka refuzuar t’i vë sanksione, duke u bërë ndër shtetet e vetme në Evropë që nuk e ka dënuar Rusinë për agresionin në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt, transmeton Koha.net

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se presioni mbi vendin e tij është i madh për t’i vënë sanksione Rusisë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci