Pesë persona humbën jetën dhe mbi 20 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i djeshëm në Slloveni në fabrikën kimike, Melamin në Koçevje, një qyteti në jug të vendit.
Sipas policisë sllovene, pas shpërthimit të fuqishëm në fabrikë është realizuar pjesa e parë e hetimeve, ku brenda në fabrikë janë gjetur pesë persona të vdekur..
Edhe pse ka dalë informacioni se dy punëtorë të tjerë të shtrirë në Qendrën Mjekësore Universitare në Lubjanë kanë ndërruar jetë, institucioni tha se informacioni ishte i pasaktë.
“Viktimat e aksidentit të djeshëm në Koçevje, të cilët po trajtohen në spital, janë gjallë, por në gjendje shumë të rëndë”, tha spitali.
