Themeluesi i Teslas, Elon Musk ka thënë se marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitterin është pezulluar përkohësisht pasi ai pyeti për numrin e llogarive false ose spam në platformën e mediave sociale.
Musku ka thënë se po priste informacione “që mbështesin llogaritjen se llogaritë ‘fake’ përfaqësojnë me të vërtetë më pak se 5% të përdoruesve”.
Aksionet e Twitterit ranë 25% në tregtim pas njoftimit për pezullim të blerjes.
Musku ka qenë i zëshëm në pastrimin e llogarive të padëshiruara.
Twitteri raportoi gati dy javë më parë se llogaritë e rreme përbënin më pak se 5% të përdoruesve aktivë të përditshëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Mirëpo Musku tani po shqyrton këtë shifër.
