Të fundit

Nuk ka marrëveshje për targat në Bruksel, Lajçak: Ka përparim në energji

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,ka njoftuar se ka mbaruar takimet mes tij dhe dy kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ai në Twitter ka shkruar se nuk  është arritur një marrëveshje për targat, mirëpo sipas tij është bërë përparim në energjinë.

“Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në dosjet e tjera duke përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, shkruan ai.

Në Bruksel, të premten është paraparë të diskutohej për targat, të pagjeturit dhe për energjinë. Takimet është paraparë të shfrytëzoheshin edhe për t’i hapur rrugë takimit në nivel të lartë në dialog.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci