Të fundit

Bislimi fajëson Serbinë për dështimin e arritjes së marrëveshjes − ka disa fjalë për Lajçakun

Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet në Bruksel, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia edhe njëherë u tregua dekonstruktive në takimet e djeshme.

Ai ka falënderuar Emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak për siç ka thënë përpjekjet e sinqerta për përfundim të suksesshëm të negociatave për targat dhe energjinë.

“Përkundër pritjeve dhe angazhimit para takimit , Serbia sërish nuk ishte konstruktive në takimet e djeshme në Bruksel. Zgjedhja për pengimin përmes pjesëmarrjes si strategji parësore po rezulton efikase në parandalimin e progresit. Konstruktiviteti dhe kreativiteti nga ana jonë është i nevojshëm dhe i dobishëm, por me sa duket jo i mjaftueshëm. Dua të falënderoj Miroslav Lajcakun për interesin dhe përpjekjet e tij të sinqerta drejt përfundimit të suksesshëm të negociatave për targat dhe energjinë”, ka shkruar Bislimi.

Kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq, s’kanë arritur marrëveshje për targat pas takimit të djeshëm në kryeqytetin evropian.

Të dy patën takime bilaterale me Emisarin për dialog, Lajcak, por që mungoi takimi trilateral mes tyre.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci