Me 631 vota, Ukraina është zgjedhur fituese e festivalit të njohur “Eurovision” për vitin 2022.
Vendin e dytë e zuri Mbretëria e Bashkuar, që grumbulloi veç 466 vota, pasuar nga Spanja me 7 vota më pak.
Shqipëria që u përfaqësua nga këngëtarja Ronela Hajati, për shkak të mos-kualifikimit në finale, ia dhuroi 12 pikë Italisë.
Kjo e fundit ishte fituese e këtij festivali, vitin e kaluar.
