Jens Stoltenberg thotë se “Ukraina mund ta fitojë këtë luftë” kundër Rusisë.
Duke folur nga Brukseli, sekretari i përgjithshëm tha se Rusia kishte dështuar të merrte Kievin dhe Kharkivin dhe se po ngecte në sulmin e saj në Donbas, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Stoltenberg shton se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do t’i bënte vendet më të sigurta.
Sekretari i Përgjithshëm vazhdon duke thënë se do të ketë përpjekje për të përshpejtuar aplikimet finlandeze dhe suedeze dhe se ai do të kërkojë të rrisë praninë e NATO-s në rajon ndërkohë.
