Ukraina ka vendosur një numër të madh të obuseve M-777 në vijat e saj të frontit, pasi SHBA dorëzoi 89 nga 90 prej artilerisë së premtuar, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Kjo artileri është pjesë e paketës më të fundit të mbështetjes prej 800 milionë dollarësh të SHBA-së, dërguar Ukrainës.
Ambasada e SHBA në Ukrainë postoi një video në Twitter, teksa tregoi pamjet lidhur me këtë ndihmë.
https://twitter.com/USEmbassyKyiv/status/1525793673958637571?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1525793753562337281%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fnews.sky.com%2Fstory%2Fukraine-news-live-russia-has-lost-one-third-of-ground-forces-says-uk-mod-as-large-convoy-of-refugees-leaves-besieged-port-city-12541713
Howitzeri është një armë me rreze të gjatë veprimi, që bie midis një topi, i cili lëshon predha në trajektore të sheshta dhe një mortaje, që gjuan në kënde të larta të ngjitjes dhe zbritjes.
