Të fundit

Menyja e re e Burger King në Gjermani trondit konsumatorët

Rrjeti amerikan i restoranteve të ushqimit të shpejtë, Burger King, në degën e saj në Gjermani ka prezantuar një meny të re të hamburgerëve për gratë shtatzëna.

Për shkak të kombinimeve të pazakonta, menyja ka ngjallur reagimet e njerëzve në rrjetet sociale.

Kombinimet e tilla si hamburgerë me akullore vanilje, me vezë dhe ullinj ose hamburgerë me banane dhe vezë, janë bërë hit në rrjetet sociale.

“Duket sikur i keni kërkuar një 6-vjeçari të kombinonte të gjitha ushqimet e tij të preferuara”, shkruhej në një postim në Twitter.

Megjithatë, edhe pse për shumë tingëllon mjaft e çuditshme, menyja e re ka një shpjegim dhe është menduar për të gjitha nënat e ardhshme në Gjermani.

Menyja është publikuar sipas një sondazhi në të cilin kanë votuar gratë shtatëzëna. Ato kanë zgjedhur kombinimet sipas dëshirës së tyre.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci