Të fundit

Gratë e futbollistëve të njohur përfundojnë në gjyq

Një proces gjyqësor i bujshëm ndodhet në zhvillim e sipër në Britani.

Në epiqendër të mediave rozë është kthyer gjyqi mes futbollistëve të Premierligës Jamie Vardy, Rebekah Vardy dhe bashkëshortes së Wyane Rooney, Coleen Rooney. E gjitha në fakt ka të bëjë për një sherr online të ndodhur 2 vite më parë.

Rooney pretendon se Vardy ka shpërndarë në shtyp histori negative dhe të rreme kundër saj.

38-vjeçarja Vardy mohon abuzimet dhe ka thënë se stresi i debatit publik të tyre i ka shkaktuar ankth të rëndë. Dokumentet e gjyqit thonë se Vardy ka depozituar padinë më 12 qershor.

Në tetor 2019, Rooney ka akuzuar Vardy se ka kaluar te e përditshmja “Sun” histori private të saj, mes të cilave dhe faktin se Rebeçah po mendonte për zgjedhje të gjinisë së bebes së saj me qëllim që të kishte një vajzë.

Pak pas akuzave publike të Rooney, Vardy mohoi gjithçka.

Në shkurt Rebeçah Vardy shpërtheu në lot gjatë një interviste duke treguar se si tallej nga publiku. Asokohe Vardy ishte shtatë-muaj shtatzënë dhe thotë se shpërthente në lot duke lexuar komentet e dashakeqësve.

Rooney tha se ajo kishte ndryshuar cilësimet e privatësisë për t’i bërë postimet të dukshme për llogarinë e vetëm një personi – atë të Vardy.

Kjo është pak a shumë ajo që ka ndodhur mes dy grave të njohura. Ndërsa së fundmi, mediat kanë shkruar se historia e tyre, ngjason me një tragjedi të lashtë greke.

“Unë nuk doja të isha në gjykatë, nuk do doja të isha këtu, por më solli zonja Vardy”, tha gruaja e Rooneyt.

Po kush janë të përfshirët në histori?

Coleen Rooney, 36 vjeç, është gruaja e ish-yllit të Anglisë (dhe tani menaxher i Derby County) Wayne Rooney.

 

Çifti u takua në vitin 2014, kur Vardy punonte si promovuese e një klubi nate.

Ata u martuan në maj 2016 në Kështjellën Peckforton në Cheshire, me të ftuar përfshirë këngëtarin e One Direction Louis Tomlinson dhe kitaristin Kasabian Sergio Pizzorno.

Pse çështja po vjen tani në gjykatë?

Ndërsa postimi i mediave sociale që ndezi çështjen u shpërnda në tetor 2019, lajmi se Vardy do ta çonte Rooneyn në gjykatë nuk u shpërnda deri në qershor 2020.

Ndërkohë, Vardy solli në jetë vajzën e saj Olivia Grace, e cila tani është dy vjeç e gjysmë.

Në nëntor 2020, z. Justice Warby vendosi në favor që Vardy të procedonte me çështjen pas seancës paraprake për shpifje në Gjykatën e Lartë. As Rooney dhe as Vardy nuk ishin personalisht në gjykatë. Rooney u urdhërua t’i paguante Vardyt pothuajse 23,000 £ për shpenzimet gjyqësore.

Kostot totale ligjore janë vlerësuar në mbi 400,000 £ nga secila anë.

Pas përpjekjeve për të ndërmjetësuar çështjen dhe pas disa ditësh seanca paraprake, më në fund çështja po vjen në gjykatë tani.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci