Të fundit

McDonald’s njofton se do të largohet nga Rusia

Gjigandi amerikan i fast food, McDonald’s do të dalë nga tregu rus dhe do të shesë biznesin e tij atje, tha kompania të hënën.

Shumë biznese perëndimore janë tërhequr nga Rusia që nga pushtimi i saj në Ukrainë në shkurt. Më herët të hënën, prodhuesi francez i automobilave Renault njoftoi se i kishte dorëzuar asetet e tij ruse qeverisë në Moskë, duke shënuar shtetëzimin e parë të madh të shpërbërjes ekonomike.  McDonald’s mbylli 850 restorantet e saj në Rusi me rreth 62,000 të punësuar.

“Pas më shumë se 30 vitesh, McDonald’s Corporation njoftoi se do të largohej nga tregu rus dhe ka nisur një proces për të shitur biznesin e saj. Kriza humanitare e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe mjedisi i paparashikueshëm i operimit, kanë bërë që McDonald’s të arrijë në përfundimin se vazhdimi i pronësisë së biznesit në Rusi nuk është më i qëndrueshëm dhe as nuk është në përputhje me vlerat e McDonald’s.” thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Kompania shtoi se pas shitjes, restorantet nuk do të mund të përdorin më emrin, logon, markën ose menunë e McDonald’s.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci