Të fundit

Konstituohet Komisioni Hetimor për energjinë

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur mbledhja e parë lidhur me konstituimin e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Hapjen e kësaj mbledhje e bëri kryesuesi i këtij komisioni Hajdar Beqa.

“Po e hapim mbledhjen e parë të komisionit hetimor të propozuar nga pozita. Konstituimi i komisionit, fusha e veprimit të komisionit, plani i veprimit. Ne si komision e kemi obligim planin e veprimit. Kur e kam propozuar, kam menduar formën s’i ta bëjmë planin e veprimit. Ta caktojmë një ditë se a apo shkojmë përmes një punëtorie”, tha ai.

Kuvendi me 5 maj ka marrë vendim të caktohet komisioni hetimor për sektorin e energjisë me këta anëtarë: , Hajdar Beqa- kryesues, Armend Muja – zënevdëskryesues, Rashit Qalaj- anëtar, si dhe  Armend Zemaj anëtar.

Deputetii VV-së Arbër Rexhaj, propozoi që plani i veprimit të hiqej nga rendi i ditës. “Mendoj që plani i vperimit të hiqet nga rendi i ditës sepse na nevojitet edhe pak kohë”, tha ai.

Kurse, deputeti i LDK-së Armend Zemaj, tha se “Nuk jam i interesuar me humb ditë punë dhe nëse nuk mundet plani i veprimit sot ta kemi nesër pasnesër ose ditë të caktuar dhe ta bëjmë planin e veprimit”. /EO

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci