Me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër në Prishtinë do të qëndrojë për një vizitë zyrtare shefi i shtetit malazez, Milo Gjukanoviq, raporton Paparaci.
Lajmi u bë i ditur në një komunikatë nga ana e Presidencës së Kosovës, teksa u tha se në ora 10:00 të së mërkurës, Osmani do ta presë homologun e saj nga Mali i Zi.
Pritja e cila do të zhvillohet në sheshin “Ibrahim Rugova” do të bëhet me nderimet më të larta shtetërore.
Në fund të takimit, presidentët e të dyja vendeve do të mbajnë një konferencë për media.
“Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Đukanović mbajnë konferencë për media”, thuhet në kumtesë.
