Joe Biden do të presë nesër në Shtëpinë e Bardhë liderët e Suedisë dhe Finlandës për të diskutuar aplikimet e tyre në NATO, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Presidenti i SHBA, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson dhe presidenti i Finlandës Sauli Niinist do të diskutojnë gjithashtu “sigurinë evropiane, si dhe forcimin e partneriteteve tona të ngushta në një sërë çështjesh globale dhe mbështetjen për Ukrainën,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.
Suedia ka nënshkruar të martën një kërkesë zyrtare për anëtarësim në NATO, një ditë pasi ka bërë të ditur se do të aplikojë në aleancën 30-anëtarëshe.
Kurse, në Finlandën fqinje, ligjvënësit pritet të marrin vendimin e njëjtë më vonë gjatë ditës.
