Të fundit

Putin zbut fjalët për anëtarësim të Finlandës dhe Suedisë

Presidenti rus, Vlladimir Putin, ka zbutur qëndrimet ndaj planeve të Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

“Për aq kohë sa vazhdon zgjerimi, përfshirë anëtaret e reja, Finlandën dhe Suedinë, Rusia nuk ka probleme me këto shtete – asnjë. Prandaj nuk ka kërcënim për Rusinë nga zgjerimi që përfshin këto shtete”, ka thënë Putini.

Këto komente përbëjnë ndryshim të madh të retorikës së tij, pas disa viteve që Putin e ka konsideruar zgjerimin e NATO-s si kërcënim për sigurinë e Rusisë. Ai madje ka përdorur mundësinë e zgjerimit si arsyetim për pushtim të Ukrainës më 24 shkurt.

Putin ka thënë se zgjerimi i NATO-s po shfrytëzohet nga Shtetet e Bashkuara në mënyrë “agresive” për të përshkallëzuar situatën edhe ashtu të vështirë të sigurisë globale, dhe se Rusia do të përgjigjet nëse aleanca afron armët apo trupat më tutje.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci