Të fundit

Ronela Hajati reagon ndaj emisionit të Blendi Fevziut

Ronela Hajati dhe perfomanca e saj në Eurovision është kthyer në temë debati kudo në vend, për këtë gjë është komentuar edhe në emisionin e mbrëmshëm “Opinion” nga Blendi Fevziu.

Në “Opinion” një panel të ftuarish po diskutonin rreth përfaqësimit të saj në Festivalin Evropian, duke shprehur mendimet e tyre pozitive dhe negative.

Ky diskutim nuk i ka shpëtuar as Ronelës e cila pas programit ka bërë një status në Instagram. Ajo nuk ka etiketuar publikisht asnjë person.

“Po paskeni qenë të vdekur për t’u kapur me mua…Opininonistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin…Turp!”, ka shkruar Ronela.

Kujtojmë se Ronela nuk arriti ta dërgojë Shqipërinë në finalen e “Eurovision Song Contest 2022”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci