Të fundit

Mehaj nënshkruan marrëveshje në Turqi

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, në vizitën e tij zyrtare në Turqi ka nënshkruar marrëveshje për t’u furnizuar me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes..

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, vizitova Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes, në takim u prita nga presidenti i këtij institucioni z. Demir, me të cilin nënshkruam marrëveshjen shtet me shtet (Government to Government) për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes”, ka bërë të ditur Mehaj përmes një postimi në Facebook.

Ai shtoi se kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mehaj tha se Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes e ka njoftuar me synimin e Kosovës për Integrimin euroatlantik dhe anëtarësim në NATO, duke shtuar se në këtë proces mbështetja Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës është tejet e rëndësishme.

“Nga ana e tij z.Demir ishte falënderues për bashkëpunimin dhe për konkretizimin e këtij bashkëpunimi me marrëveshje shtet me shtet”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci