Të fundit

U shfaq krah Donaldit, Atdhe Xharavina thumbon Bora Zemanin

Ish-konkurrenti i Për’Puthen, Ardhe Xharavina është një personazh që di si të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Së fundmi ai duket se ka thumbuar moderatoren Bora Zemani në lidhje me lajmet për ribashkimin me ish të dashurin e saj Donald Veshajn.

Ish-konkurrenti, i cili është përfolur gjatë në rrjet për raportin e tij me moderatoren, publikoi në Instastory disa foto në të cilat edhe pse nuk përmend emra, nga ndjekësit është interpretuar si një ironi ndaj ribashkimit të ish-çiftit.

Fillimisht ai ka publikuar një foto-emoji të tokës, i cili zakonisht përdoret për të përcjellë mesazhin se “bota është e rrumbullakët”, ndërsa më tej krahas disa fotove të tij ai shkruan:

“Dikur nga fundi më tha njeri i vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë”- shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

Ish-konkurrenti i Për’puthen është përfolur shpesh për një lidhje me Bora Zemanin, ndërsa nuk kanë munguar statuset me nënkuptime nga ana e tij.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci