Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother Vip”, banorët pasi kanë ngrënë darkë kanë nisur që të bisedojnë me njëri-tjetrin duke mos ngurruar që të rrëfejnë histori personale.
Një ndër to është Beatrix Ramosaj, e cila aktualisht nuk është në ndonjë lidhje dashurie. Ajo mbrëmë ka folur si asnjëherë më parë për ish-partnerin, të cilin shprehet se e ka dashur shumë.
Këngëtarja e njohur ka pranuar se është dashuruar vetëm një herë, pavarësisht se ka dalë më shumë djem. Ajo gjithashtu ka deklaruar se pas ndarjes, i duhet shumë kohë që të shërohet dhe ta marrë veten.
Teksa po fliste me Granititn dhe me Donaldin, Beatrix tha se djali me të cilin ka qenë e lidhur për tre vite, ka marrë pjesë vetëm një natë në “Dancing with the Stars”, gjatë kohës që këngëtarja ishte pjesë e këtij spektakli.
View this post on Instagram
