Të fundit

Zbulohet emri i parë i artistit që do të performojë në Sunny Hill

Reperi i njohur, Skepta MC do të performojë në festivalin më të madh të organizuar në Kosovë, Sunny Hill i cili do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa përmes një postimi në Facebook i cili ka thënë se “Ikona më e madhe e skenës Grime @skeptagram po sjell performancën e tij energjike në Kosovë”.

Bashkëpunimi i parë i madh ndërkombëtar i Skepta ishte me Puff Daddy. Dyshja u lidhën për një remix special të Grime të këngës së Diddy ‘Hello Good Morning’.

Reperi i “Shutdown” pavarësisht se ishte i njohur për aftësitë e tij në muzikë, ai e filloi karrierën e tij si DJ.

Sunny Hill Festival i cili organizohet për të tretën herë me radhë e vendosë Kosovën në mesin e shteteve kulturore dhe kështu tërheqë artistë dhe artdashës nga vende të ndryshme të botës.

Artistët me famë ndërkombëtare nuk do të mungojnë as sivjet në skenën e këtij festivali.

Edicioni i parë i Sunny Hill Festival ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare, duke marrë ballinat e New York Times, The Guardian, Vogue, MTV, BBC, Reuters, New Musical Express./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci